Njoftim publik për anëtarët që përdorin tituj fiktivë
Të nderuar anëtarë,
Oda e Stomatologëve të Kosovës dëshiron të njoftojë opinionin publik për një fenomen jo të rrallë që ka ardhur në vëmendjen tonë. Kemi vënë re se disa anëtarë përdorin tituj fiktivë në rrjetet e tyre sociale në mënyrë të padrejtë me qëllim të dezinformimit të qytetarëve rreth shërbimeve stomatologjike që ofrojnë. Këto praktika shpesh përfshijnë përdorimin e titullit “specialist” edhe pse këta persona janë ende në proces të specializimit, si dhe përdorimin e titujve të ndryshëm profesional/specialistik që nuk përkojnë me titullin e licencës së tyre të punës dhe raste të tjera të ngjajshme.
Oda e Stomatologëve të Kosovës i kujton të gjithë anëtarët se përdorimi i titujve në mënyrë të padrejtë ose për qëllime tregtare, dhe sidomos nëse nuk kanë kualifikimet e nevojshme dhe titujt e merituar ligjërisht, është një shkelje serioze e ligjit dhe kjo është e dënueshme sipas legjislacionit aktual dhe Oda e Stomatologëve të Kosovës do të ndërmarrë të gjitha hapat etik dhe ligjor për të trajtuar këto raste.
Me këtë njoftim, Oda e Stomatologëve të Kosovës bën thirrje për të gjithë ata që janë duke përdorur tituj fiktivë të kuptojnë se ky është një paralajmërim publik dhe mundësi e fundit për të korigjuar sjelljen e tyre. Ne shpresojmë që të gjithë anëtarët t’a kuptojnë këtë njoftim si shenjë paralajmëruese dhe të marrin masat e duhura për të shmangur veprimet e paligjshme në të ardhmen.
Oda e Stomatologëve të Kosovës