Filloi cikli i dytë i ligjëratave profesionale të organizuara nga Oda

Sot me dt 06.09.2022 në QKMF Gjakovë, filloi cikli i dytë i ligjëratave të organizuara nga Oda e Stomatologëve të Kosovës.

Me këtë rast të pranishmit patën rastin të ndjekin Ligjëratën: “SIALOLITHIASIS” me Ligjërues Dr Munib Pozhegu Specialist i Kirurgjisë Orale Dr.Pozhegu shpalosi rastet e trajtuara në mënyrë kirurgjike ,duke njoftuar për etiologjinë ,përbërjen kimike dhe metodat e trajtimit të Sialolithiazës.