Kërkesë e odave të profesionistëve shëndetësorë drejtuar Zyres së Kryeministrit lidhur me Udhëzimin Administrativ 05/2017 për Shkollimin Specialistik
Oda e Mjekëve të Kosovës, Oda e Stomatologëve të Kosovës, dhe Oda e Farmacistëve të Kosovës kanë parashtruar kërkesë drejtuar Zyres së Kryeministrit të Republikës së Kosovës lidhur me anulimin e Udhëzimit Administrativ 05/2017 për Shkollimin Specialistik, pasi që është konstatuar se ky akt nënligjor cënon autorizimet ligjore të bazuara në Ligjin 04/L-150 për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë dhe në Ligjin 04/L-125 për Shëndetësinë.
Më shumë informata lidhur me këtë kërkesë mund të gjeni duke klikuar këtu.