Kryetarët e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë në takim me Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe Mireqënie Sociale
Takimi i djeshëm i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me Odat e Profesionistëve Shëndetësorë ishte një ngjarje e rëndësishme në kuadrin e zhvillimit të politikave dhe legjislacionit në fushën e shëndetësisë.
Kryetarja e këtij komisioni Dr. Fatmire Kollçaku tha se takimi është me qëllim që komisioni të informohet për punën, të arriturat dhe sfidat e odave të profesionistëve shëndetësorë.
Në këtë takim Kryetari i OSK-së Prof.Dr. Blerim Kamberi, prezantoi para të pranishmëve një përmbledhje të punës dhe të arriturave në OSK, si edhe për sfidat e OSK-së, në veçanti për kompetencat ende të paushtruara nga OSK. Këto shqetësime janë ngritur edhe më herët në MSH, nëpërmjet shkresave vetanake dhe atyre të përbashkëta, me odat tjera, por që deri më tani nuk kanë rezultuar me ndonjë rezultat.
Gjithashtu, kryetari i OSK-së ka dhënë sugjerime dhe komente në lidhje me projekt-ligjet dhe politikat e reja që janë në proces të hartimit nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga ana tjetër, anëtarët e komisionit kërkuan që të vendoset një bashkëshkëpunim më i ngushtë mes o
dave të profesionistëve shëndetësorë dhe komisionit parlamentar për shëndetësi dhe mirëqenie sociale për të siguruar zhvillimin e politikave të efektshme dhe për të përmirësuar sistemin shëndetësor në tërësi.
Në fund të takimit, akterët konstatuan se takimet e tilla janë një mjet i rëndësishëm për të përmirësuar politikat dhe shërbimet shëndetësore, në një mënyrë që të adresojë nevojat e qytetarëve dhe të sigurojë shërbime shëndetësore cilësore dhe efektive.