Kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës Prof. Dr. Blerim Kamberi, sot ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me kompaninë N.T.P Allianz.

Me këtë Memorandum palët u dakorduan të bashkëpunojnë për të nxitur dhe mbështetur organizimin e aktiviteteve të ndryshme stomatologjike në përputhje me nevojat dhe kërkesat profesionale të stomatologëve, infermierëve dhe teknikëve dentar. Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje Kryetari i OSK-së Prof. Dr. Blerim Kamberi potencoi se me marrëveshje të ndërsjellët do të ndahen detyrat dhe obligimet e përgjithshme në rastet kur organizimi i aktiviteteve është i përbashkët.

Memo OSK-Allianz