Ligjeratë profesionale në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë
Sot, me datë 14.10.2022 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, në kuadër të ciklit të dytë të ligjëratave të organizuara nga Oda e Stomatologëve të Kosovës, u mbajt ligjerata me temë: ” Standardet e përkujdesjes profesionale shëndetësore, rëndësia e çështjeve etike dhe implementimi i Kodit Etik përmes profesionistëve shëndetësor në stomatologji”, nga Dr sc Zana Sllamniku-Dalipi.
Nëpërmjet kësaj ligjerate të pranishmit u njoftuan me rolin e Etikës si pjesë integruese e profesionistëve shëndetësor në realizimin detyrave të tyre profesionale, në ruajtjen e raporteve profesionale mes stomatologëve, në ruajtjen e besimit me pacientë dhe në mbajtjen e një pozitë në shoqëri që reflekton besim dhe profesionalizëm.
Theks i vecantë ishte roli i standardeve të përkujdesjes shëndetësore stomatologjike bazuar në udhëzimet dhe protokolet dhe parimet etike.