Ligjëratë profesionale në QKMF Gjilan

Dje, me datë 27.04.2022 në QKMF Gjilan, u mbajt ligjërata profesionale me temë : “Rëndësia e implementimit të Kodit Etik përmes profesionistëve shëndetësor në stomatologji” nga Dr.sc. Donika Bajrami.

Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë për vlerat dhe parimet e sjelljes së drejtë që lidhen me detyrimet dhe të drejtat e stomatologut në veprimtarinë e tyre të përditshme për kujdesin ndaj pacientit.

Po ashtu, u diskutua edhe për promovimin dhe edukimin si mënyrë dhe formë e përhapjes e një kulture shëndetësore me qëllim të sigurimit të raporteve të drejta ndërmjet stomatologut si ofrues i shërbimeve stomatologjike dhe pacientit.