N J O F T I M

Të nderuar anëtarë të OSK-së,

Oda e Stomatologëve të Kosovës nga fillimi i këtij viti ka filluar pregatitjet për procedurat e nevojshme të pregatitjes së  faksimileve (vulave) profesionale të stomatologëve, në bazë të autorizimit ligjor që ndërlidhen me zbatimin e kompetencace publike për licencimin dhe rilicencimin e stomatologëve, të përcaktuara në Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësor dhe aktet juridike të OSK. Në zbatim të këtij procesi, kriteret që ndërlidhen me përmbajtjen, përdorimin, posedimin dhe pronësinë e faksimileve, janë përcaktuar me Rregulloren për Regjistrimin, Licencimin dhe Rilicencimin e Stomatologëve të OSK-së, Oda e Stomatologëve të Kosovës  do të ju mbajë të informuar lidhur procedurat/çështjet e mëtutjeshme që ndërlidhen me faksimilet.