N J O F T I M

Oda e Stomatologëve të Kosovës si përfaqësuese ligjore e interesave profesionale të stomatologëve, ka pranuar disa kërkesa nga ana e anëtarëve të saj me të cilat janë ngritur shqetësimet e tyre se insitucionet e vendit janë duke hartuar planin e vaksinimit që ka në konsideratë vetëm punëtorët shëndetësorë të sektorit publik, kurse për punëtorët shëndetësorë të  sektorit privat nuk ka ndonjë plan të vaksinimit të tyre. Prandaj, OSK nëpërmjet një shkrese iu është drejtuar Minstrit në detyrë të Shëndetësisë Z. Zemaj për përfshirjen e stomatologëve të sektori privat në programin e vaksinimit kundër COVID-19. Gjithashtu kemi shprehur gadishmërinë e plotë që në çdo kohë t’ju ofrojmë ekspertizën profesionale institucioneve përkatëse, drejt realizimit të këtij procesi së bashku me Minstrinë e Shëndetësisë.

OSK duke ju falenderuar për adresimin e këtyre çështjeve, ju inkurajon që për të gjitha shqetësimet dhe pengesat e hasura profesionale të adresohen në OSK për përfaqësim  dhe mbrojtje në organet përgjegjëse.