Njoftim

Kryetari i OSK-së Prof. Dr. Blerim Kamberi dhe Nënkryetari Dr. Sci. Kastriot Meqa pritën Prof. Dr Lumnije Kqiku-Biblekaj, profesoreshë në Universitetin e Gracit dhe udhëheqëse e Klinikës së Endodoncisë dhe Traumatologjisë Dentare.

Në këtë bashkëbisedim, proferoresha nga Graci shprehi gadishmërinë e plotë për aftësimin profesional dhe për hulumtime shkencore për stomatologët tanë që shprehin dëshirën dhe vullnetin të vijojnë në Universitetin e Gracit. Po ashtu ajo u zotua që në një të ardhme të afërt ta organizojë një takim të përbashkët me Odën e Stomatologëve të Austrisë, me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit bilateral.

Kryetari e përgëzoi profesoreshën Kqiku për arritjet e saja profesionale dhe akademike dhe njëherit u zotua se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.