Njoftim

Të nderuar anëtarë,

Vitin po e përmbyllim me botimin e numrit të ri të Revistës së Stomatologëve të Kosovës (RSK). Edhe ky numër është falas për të gjithë anëtarët e Odës së Stomatologëve të Kosovës.

Ky botim përmban punime të ndryshme, në të cilat kolegët ndajnë ndër të tjerash edhe përvojën e tyre shumëvjeçare nga praktika e përditshme.
RSK vjen edhe me rubrika të veçanta, Portreti i stomatolgut, Botim i ri i librit si dhe Vështrimi vjetor i aktivitetecve të OSK-së – 2022.

Të gjithë anëtarët përmes SMS-it do të pranojnë linkun për marrjen falas të formës elektronike të RKS-së.

Në fund, OSK Ju uron Vitin e Ri 2023 të gjithë anëtarëve të saj. Qoftë i mbushur me lumturi, sukses dhe shëndet të mirë për ju dhe të dashurit tuaj.

Prof.Dr. Blerim Kamberi
Kryetari i OSK-së