Njoftim

Të nderuar anëtarë,

Dje, me dt. 28 dhjetor 2022, Asambleja Komunale e Prishtinës me vota unanime ka marrë vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës për ndërtimin e objektit të përbashkët të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë (te Pallati i Drejtësisë). Ky vendim është marrë pas kërkesës drejtuar kryetarit të Komunës së Prishtinës z. Rama nga kryetarët e OPSH-ve ( me nr. prot. 285 të datës 05.09.2022) dhe faktorëve tjerë shumë të rëndësishëm. Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut-Lux-Dev është mbështetësi kryesor financiar i këtij projekti.

Prandaj, shfrytëzoj rastin që t’i falenderoj përzemërsisht secilin Institucion dhe individ për kontributin e tyre në kauzën e përbashkët.

Jetësimi i këtij projekti do të lehtësoj ushtrimin e aktiviteteve në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional dhe do të kontribuojë në ngritjen dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve stomatologjike për popullatën e Republikës së Kosovës.

Prof.Dr. Blerim Kamberi
Kryetar i OSK-së