Njoftim
OSK ka reaguar ndaj mos zbatimit të Ligjit të pagave për stomatologët specialist të punësuar në sistemin publik shëndetësor (Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare).
OSK nëpërmjet shkresës zyrtare ju është drejtuar institucioneve përkatëse të marrin hapa konkret që të zbatohet ligji i pagave, për të gjithë stomatologët specialist të punësuar në sistemin publik (QKMF).
OSK si përfaqësuese ligjore e interesave të anëtarëve të saj, në vazhdimësi do të kërkoj realizimin e të drejtave të komunitetit tonë që derivojnë nga ligji i pagave, në mënyrë që të zbatohet parimi i barazisë dhe të eliminohen format e tillla të diskriminimit ndaj anëtarëve të saj.