Njoftim

Në kuadër të programit të ligjëratave profesionale nëpër 7 Qendrat Rajonale të Kosovës, të organizuara nga OSK në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë, me datë 09.02.2024 (e premte) duke filluar nga ora 13:00, në QKMF Prishtinë do të mbahen dy ligjërata me temë: “Osteonekroza e nofullave nga bifosfatet” nga Dr. Alban Olluri – Specialist i Kirurgjisë Maksillofaciale dhe “Efekti i cigareve (vape) në shëndetin oral” nga Prof. Ass. Dr. Zana Dalipi – Specialiste e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale.

Ky aktivitet sipas rregullores për edukim të vazhdueshëm profesional, poentohet me 8 pikë kredituese për pjesëmarrje aktive dhe 5 pikë kredituese për pjesëmarrje pasive.