Njoftim

Në kuadër të programit të ligjëratave profesionale nëpër 7 Qendrat Rajonale të Kosovës, të organizuara nga OSK në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë, me datë 23.02.2024 (e premte) duke filluar nga ora 13:00, në QKMF Ferizaj do të mbahen dy ligjërata me temë: “Menaxhimi i urgjencave në praktikën stomatologjike” nga Prof. Ass. Dr. Bylbyl Reçica – Specialist i Kirurgjisë Orale dhe “Efekti i cigareve (vape) në shëndetin oral” nga Dr. Sc. Nora Aliu – Specialiste e Ortodoncisë.
Ky aktivitet sipas rregullores për edukim të vazhdueshëm profesional, poentohet me 8 pikë kredituese për pjesëmarrje aktive dhe 5 pikë kredituese për pjesëmarrje pasive.