Njoftim lidhur me pagesën e anëtarësisë për vitin 2020
Të nderuar anëtarë të OSK-së,
Edhe përkundër njoftimeve tona për afatin e fundit të paraparë për përmbushjen e obligimeve ligjore për vazhdimin e anëtarësimit nga ligji nr. 04/L-150 për Odat e Profesionistëve Shëndetësore neni 40 dhe paragrafit 1 dhe 2; (paragrafi 1. Anëtarët e Odës kanë obligim që në mënyrë të rregullt të paguajnë anëtarësinë, kompensimin për regjistrim, licencim dhe shërbime të tjera administrative në pajtim me ligjin dhe aktet tjera normative të Odës dhe
paragrafi 2. Në rast dështimi të përmbushjes së këtyre obligimeve organet e Odës marrin masa disiplinore ndaj anëtarëve të saj), ne ende nuk kemi pranuar nga ju dëshmi mbi përmbushjen e këtij obligimi.
Duke qenë se emri i juaj gjindet në listën e anëtarëve që kanë obligime të papërmbushura të anëtarësisë për vitin 2020 në shumë prej 50 € (anëtarësia vjetore), ne shfrytëzojmë rastin të ju njoftojmë edhe njëherë se afati i fundit për përmbushjen e këtyre obligimeve është 1 Tetori i këtij viti.
Përkundër dëshirës tonë pas tejkalimit të këtij afati, ne jemi të detyruar që në përputhje me nenin 25 të Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor nr.04/L-150 dhe nenin 12 të Statutit të OSK-së të fillojmë procedurën disiplinore për shqiptimin e masës tërheqja e përkohshme ose e përhershme e licencës dhe/ose fshirja e profesionistit shëndetësor nga regjistri, si dhe njoftimin e inspektoriatit shëndetësor dhe instucionin ku ju punoni për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë.
Të nderuar anëtarë, riregjistrimi në listën e anëtarëve të OSK-së pas shqiptimit të masës disiplinore ka një kosto shtesë në shumën prej 100 Euro. Prandaj, kërkojmë nga ana e juaj që brenda afatit ta përmbushni obligimin ligjor të pagesës së anëtarësisë për vitin 2020
Ju lutemi kontakoni Zyret e OSK-së nëpërmjet tel: 045-240-588 apo në e-mail adresën info@osk-6f6ed0.ingress-bonde.easywp.com me qëllim të përmbushjes së këtij obligimi.
Për të parë listën e anëtarëve për pagesë vjetore të anëtarësisë për vitin 2020 klikoni në linkun e mëposhtëm:
Lista e anëtarëve të cilët nuk kanë bërë pagesën e anëtarësisë për vitin 2020