Njoftim lidhur me verifikimin e të dhënave
Të nderuar anëtarë,
Të gjithë anëtarët e OSK-së të cilët, për arsye të ndryshme, u janë ndryshuar të dhënat personale mbi vendbanimin e përhershëm, e-mail adresa dhe nr. i telefonit, ftohen që këto të dhëna t’i përditësojnë dhe të bashkangjesin kopjen e letërnjoftimit të skenuar apo ndonjë dëshmi tjetër përkatëse, dhe t’i përcjellin në emailet e OSK-së: info@osk-c42eea.ingress-earth.ewp.live ose odastomatologjike@gmail.com jo më larg se 15 shtator 2022.
Poashtu, ju njoftojmë se detyrimi për t’i përditësuar të dhënat personale në bazën e të dhënave të OSK-së është detyrim ligjor i paraparë me dispozitat e Nenit 13 të Ligjit Nr. 04/L-150 për Odat e Profesionistëve Shëndetësor.
Për çdo informatë shtesë mund të kontaktoni në numrin e telefonit 045-240-588