Njoftim për akredtimin e aktiviteteve nga KEVP
1. Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional i Odës së Stomatologëve të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 24.03.2022, pas vlerësimit të dokumentacionit për akreditimin e programit për ligjërata profesionale për 7 regjionet të Kosovës në kuadër të OSK-së, e akrediton programin e ligjëratave profesionale për vitin 2022 si vijon:
Për ligjëratat që ligjërohen nga niveli terciar:
– Pjesëmarrja aktive 5 pikë
– Pjesëmarrja pasive 2 pikë
Për ligjëratat që ligjërohen nga stafi i QKMF-së:
– Pjesëmarrja aktive 3 pikë
– Pjesëmarrja pasive 2 pikë
2. Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional i Odës së Stomatologëve të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 24.03.2022, pas vlerësimit të dokumentacionit për akreditimin e Workshopit ‘’Radiografia në implantologji’’ të organizuar nga kompania Allianz, që do të mbahet me datë: 16.04.2022, në Hotel Emerald Prishinë, e akrediton eventin në fjalë si vijon:
– Pjesëmarrja aktive 6 pikë
– Pjesëmarrja pasive 5 pikë
Për më shumë informata, kontaktoni me organizatorët e këtij workshopi.
Nr. kontaktues: +383 49 131 798
E-mail: allianz_kosovo@yahoo.com
3. Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional i Odës së Stomatologëve të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 24.03.2022, pas vlerësimit të dokumentacionit për akreditimin e Kursit teoriko-praktik ‘’Kurs i Avancuar për Augmentimin Horizontal Kockor’’ të organizuar nga kompania Aseps Medical Sh.p.k, që do të mbahet me datë: 16.04.2022, në Hotel Sheration Prishinë, e akrediton eventin në fjalë si vijon:
– Pjesëmarrja aktive 6 pikë
– Pjesëmarrja pasive 5 pikë
Për më shumë informata, kontaktoni me organizatorët e këtij kursi.
Nr. kontaktues: +383 49 174 912
E-mail: adhurim.muriqi@asepsmedical.com
4. Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional i Odës së Stomatologëve të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 24.03.2022, pas vlerësimit të dokumentacionit për akreditimin e Kursit ‘’Terapia Ortodontike nga Edgewise ne sistemin dixhital’’ të organizuar nga kompania Neki Dent, që do të mbahet me datë: 16-17.04.2022, në Prishtinë në zyrat e Neki Dentit, e akrediton eventin në fjalë si vijon:
– Pjesëmarrja aktive 9 pikë
– Pjesëmarrja pasive 8 pikë
Për më shumë informata, kontaktoni me organizatorët e këtij kursi.
Nr. kontaktues: +383 49 157 372
E-mail: nekident.ks@gmail.com
5. Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional i Odës së Stomatologëve të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 24.03.2022, pas vlerësimit të dokumentacionit për akreditimin e Kursit ‘’Krijimi i fasetave qeramike sipas qasjes biomimetrike’’ të organizuar nga kompania Neki Dent, që do të mbahet me datë: 23-24.04.2022, në Prishtinë në zyrat e Neki Dentit, e akrediton eventin në fjalë si vijon:
– Pjesëmarrja aktive 9 pikë
– Pjesëmarrja pasive 8 pikë
Për më shumë informata, kontaktoni me organizatorët e këtij kursi.
Nr. kontaktues: +383 49 157 372
E-mail: nekident.ks@gmail.com