Njoftim për rifillimin e punës në ordinancat private stomatologjike

Të nderuar anëtarë të Odës së Stomatologëve të Kosovës,

Oda e Stomatologëve të Kosovës, në kordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ka finalizuar “Rekomandimet për profesionistët e stomatologjisë në sektorin privat gjatë pandemisë me COVID-19”, me rastin e rifillimit të punës në ordinancat private stomatologjike.

Në interes të shëndetit dhe sigurisë së pacientëve dhe personelit të stomatologjisë në kohën e pandemisë Covid-19, Institucionet përkatëse rekomandojnë që në sistemin e kujdesit stomatologjik publik dhe privat, të ofrohen vetëm shërbimet emergjente/urgjente stomatologjike, ndërsa shërbimet tjera stomatologjike të shtyhen për disa javë të ardhshme, deri në njoftimin e ardhshëm.

Dokumentet relevante për profesionistët e stomatologjisë me rastin e rifillimit të punës në ordinancat private stomatologjike gjatë pandemisë me COVID-19:

  1. Udhëzimet praktike për profesionalistët e stomatologjisë në sektorin privat kundër Covid-19.
  2. Shërbimet e lejuara stomatologjike në sektorin publik dhe privat gjatë  pandemisë Covid-19.
  3. Formular i pëlqimit për trajtimin e emergjencave/urgjencave stomatologjike

 

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA IKSHP, MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE ODA E STOMATOLOGËVE TË  KOSOVËS !

JU LUTEMI PËR KUJDES! RUAJENI SHËNDETIN TUAJ DHE TË PACIENTIT!