Odat e profesionistëve shëndetësorë u pritën nga Kryeministri i Kosovës dhe Ministri i Shëndetësisë
Në takimin e përbashkët me Kryeministrin Hoti, Ministrin e Shëndetësisë Zemaj dhe me Odat e Profesionistëve Shëndetësorë, të mbajtur me 10 Qershor 2020, temë qendrore e takimit ishte roli i profesionistëve shëndetësorë gjatë pandemisë COVID-19. Në këtë takim ishte pjesëmarrës edhe Kryetari i OSK-së Prof. Dr. Blerim Kamberi.
Gjatë takimit Kryeministri Hoti premtoi mbështetje të mëtutjeshme dhe koordinim të ngushtë me odat përkatëse për të mënjanuar mundësinë e përhapjes së një vale të dytë të virusit.
Ministri Zemaj duke falënderuar profesionistët shëndetësorë për punën e pareshtur gjatë pandemisë, propozoi idenë për krijimine një trupi këshillëdhënës me përfaqësues të odave të profesionistëve shëndetësorë për Ministrin e Shëndetësisë, i cilido të jetë në gjendje që në secilën situatë dhe në vazhdimësi, konform situatave dhe zhvillimeve, t’i ofrojë Ministrit në kohë reale ide, propozime dhe këshilla praktike për të bërë zgjidhjet e duhura.
Gjatë takimit, Kryetari i OSK-së shprehu gadishmërinë e plotë të OSK-së dhe anëtarëve të saj për ndihmë instucioneve përgjegjëse për parandalimin e pandemisë COVID-19.
Kryetari i OSK-së po ashtu njoftoi Kryeministrin dhe Ministrinë edhe për vështirësitë financiare me të cilin u ballafaquan stomatolgët e sektorit privat pas ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kryetari i OSK-së falendëroi të gjithë stomatolgët për përgjegjësinë e treguar në respektimin e udhëzimeve praktike për profesionistët e stomatologjisë dhe rekomandimeve të caktuara nga OSK në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHPK, respektimi i të cilave rezultoi derimë tash me asnjë stomatolog të infektuar me COVID-19.