Takimi me Ministrin e Shëndetësisë Dr. Vitia
Sot, Kryetari i OSK-së Prof. Dr. Blerim Kamberi me nënkryetarin Prof. Ass. Ali Gashi u pritën nga Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia, i cili u informua ndër të tjerash mbi dokumentin mbi strategjinë e zhvillimit të stomatologjisë në nivel vendi, Opinionin/Udhëzimin profesional mbi të drejtat dhe përgjegjësitë e doktorit të stomatologjisë në ofrimin e shërbimeve specifike stomatologjike si dhe mbi dokumentin Udhëzues për menaxhimin e riskut profesional në praktikën private stomatologjike.
Nga ana tjetër Ministri Dr. Vitia pasi që falenderoi kryetarin për informatat e dhëna, shprehi gadishmërinë e plotë për një bashkëpunim dhe këshillim profesional si dhe ngritjen e grupeve të përbashkëta ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Odës, për hartimin e koncept dokumenteve rreth çështjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me sektorin e stomatologjisë në nivel vendi.
Poashtu në këtë takim është ngritur si kërkesë imediate nevoja e rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional të OSK-së me Inspektoriatin Shëndetësor dhe lidhjes së marrëveshjes ndërmjet këtyre dy institucioneve.