Revista e Stomatologëve të Kosovës

Indikatorët radiomorfometrikë

Vlefshmëria e tyre në detektimin e hershëm të osteoporozës

 

AUTOR(ËT)

Merita Shkodra-Brovina

 

ABSTRAKT

Osteoporoza është një ndër sëmundjet më të rënda siste- mike të kockave dhe një ndër problemet më të mëdha shëndetësore në mbarë botën, jo vetëm për shkak të përkeqësimit të kualitetit të jetës, por dhe humbjes së af- tësisë, dhe eventualisht me përfundim fatal.

Osteoporoza është sëmundje progresive metabolike e kockave, e cila karakterizohet me humbje të masës kock- ore dhe dobësim mikro-arkitektural, e cila tutje zhvillo- het në formë progresive dhe karakterizohet me rritje të fragjilitetit të kockave dhe rritjes së rrezikut për frakturë të kockave. Komplikimi më i shpeshtë tek të sëmuret me osteoporozë është fraktura vertebrale dhe në shumtën e rasteve sëmundja diagnostikohet vetëm kur ndodhin thy- erjet e kockave, andaj sëmundja konsiderohet e rëndë me kosto të lartë të shërimit dhe rehabilitimit, dhe jo rrallë herë përfundon edhe me fatalitet [1-3].

Me qëllimi të diagnostikimit dhe trajtimit me kohë të os- teoporozës para se të ndodhin frakturat, shkenca ka ha- pur dimensionet e saja hulumtuese duke përfshirë dhe metoda të tjera diagnostikuese ku përveç DXA – testit (Dual-energy X-ray Absorptiometry), si testim standard, të cilat do të ishin me kosto efektive dhe me të arritshme për popullatën.

Duke qenë se shërbimet stomatologjike janë lehtësisht të qasshme dhe radiografia panoramike është pjesë e ru- tinës diagnostikuese stomatologjike, shkencëtarët kanë hulumtuar për parametra radiomorfometrik që do shër- benin për qëllime të diagnostikimit të osteoporozës në praktikën stomatologjike. Indikatorët radiomorfometrikë më të përdorur për këtë qëllim janë: indeksi kortikal man- dibular (MCI), indeksi panoramik mandibular (PMI) dhe indeksi mental (MI). Me anë të këtyre indekseve është treguar lidhshmëria e tyre në përcaktimin e hershëm të cilësisë, sasisë së kockave të nofullave dhe korrelacionin me densitetin mineral të kockave (DMK). Në bazë të krit- ereve të OBSH-së vlerat e DMK–së ndahen në:

  • mbi 1.0 (normale),
  • 1.0 deri në –2.5 (osteopeni) dhe
  • nën –2.5 (osteoporozë).

Një prej teknikave më të sakta për matjen e DMK-së është testi DXA. Në shumë vende, shumica e popullsisë nuk ar- rijnë të përballojnë koston e testit DXA, prandaj bëhen hulumtimet alternative diagnostike [4-6].

 

DOI

https://doi.org/10.59138/qpvfntnjwfkka

 

FAQET: 43-45