Të rejat nga FDI

 

Oda e Stomatologëve të Kosovës e mbështetë inciativën e FDI për luftimin e rezistencës antibikrobiale

https://www.facebook.com/odastomatologjike/

 

 

Rezistenca ndaj antibiotikëve duhet të trajtohet menjëherë nga të gjithë stomatologët

Antibiotikët janë themeli i mjekësisë moderne. Mjekimet efektive me antibiotikë janë jetike për të mbrojtur njerëzit nga sëmundjet potencialisht fatale dhe për të zvogëluar rrezikun gjatë procedurave komplekse të tilla si kimioterapia, transplantimi i organeve dhe operacione të tjera. Për pacientët me infeksion dentar të përhapur, antibiotikët efektiv janë vendimtarë. Sepsa dhe përhapja e infeksionit drejt strukturave vitale mund të ndodhë me shpejtësi për pacientët me infeksione dentare, dhe këto kushte mund të jenë kërcënuese për jetën.

Nga ana tjetër, përdorimi i tepërt dhe keqpërdorimi i antibiotikëve po nxit përhapjen e infeksioneve rezistente ndaj ilaçeve. Rezistenca ndaj antibiotikëve është një kërcënim i rëndësishëm për shëndetin dhe pasurinë. Kur keni nevojë për antibiotikë, keni nevojë që ato të funksionojnë.

Ne po jetojmë në një epokë në të cilën zhvillimi i qëndrueshëm duhet të jetë prioritet, dhe në të cilin nevojat e së tashmes duhet të plotësohen pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të përmbushur nevojat dhe sigurinë e tyre. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka miratuar një plan global veprimi për rezistencën antimikrobike. Bazuar në një qasje “One Health”, ajo njeh lidhjen e ngushtë të shëndetit të njeriut, kafshëve dhe mjedisit.

Stomatologët janë përgjegjës për rreth 10% të antibiotikëve të përshkruar për njerëzit në nivel global. Të gjithë anëtarët e ekipit dentar kanë një përgjegjësi të qartë për t’u angazhuar dhe kontribuar në përpjekjet globale, kombëtare dhe lokale për të trajtuar rezistencën ndaj antibiotikëve. Shoqatat Kombëtare Dentare dhe komuniteti më i gjerë dentar kanë mundësinë të kontribuojnë në përpjekjet ndërkombëtare për të trajtuar rezistencën ndaj antibiotikëve dhe për të rritur sigurinë e pacientit.

Betimi ynë
Anëtarët e FDI zotohen të trajtojnë rezistencën ndaj antibiotikëve përmes ndërgjegjësimit, parandalimit të infeksioneve dentare dhe përshkrimit të antibiotikëve (administrimi i antibiotikëve) përmes veprimeve të mëposhtme:

RRITJA E NDËRGJEGJËSIMIT

  • Bëni një angazhim të qartë dhe publik për të trajtuar rezistencën ndaj antibiotikëve
  • Komunikoni me publikun e gjerë për rezistencën ndaj antibiotikëve dhe përdorimin e duhur të antibiotikëve në stomatologji
  • Identifikoni mundësitë e të mësuarit për profesionistët e stoatologjisë dhe profesionistët e tjerë të shëndetit mbi rezistencën ndaj antibiotikëve, përdorimin e duhur të antibiotikëve në stomatologji dhe promovimin e shëndetit oral për parandalimin e infeksioneve dentare

PARANDALIMI DHE KONTROLLI I INFEKSIONIT

  • Avokoni ‘qasje në kohë për të gjithë’ në kujdesin shëndetësor oral për të parandaluar infeksionet dentare
  • Promovimi i udhëzimeve të bazuara në dëshmi mbi parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve në stomatologji
  • Mbështetni edukimin dhe ndërhyrjet mbi higjenën orale dhe këshillat e dietës me sheqer të ulët për të parandaluar infeksionet dentare

MBIKQYRJA E ANTIBIOTIKËVE

  • Avokoni që stomatologjia të përfshihet në planet kombëtare të veprimit për rezistencën ndaj antibiotikëve
  • Angazhimi në zhvillimin e planeve kombëtare të veprimit përmes programeve të administrimit të ant
    ibiotikëve në kujdesin stomatologjik, duke përfshirë qasjet kombëtare dhe lokale që përfshijnë auditime të përdorimit të antibiotikëve në stomatologji
  • Merrni pjesë në zhvillimin e udhëzimeve të bazuara në dëshmi mbi përdorimin e antibiotikëve dentarë
  • Inkurajoni përfshirjen e rezistencës dhe mbikqyrjes ndaj antibiotikëve në planprogramet e stomatologjisë dhe programet e edukimit të vazhdueshëm

Deklarata e Federatës Dentare Ndërkombëtare lidhur me vaksinimin kundër COVID-19

COVID-19 vazhdon të ketë një ndikim të rëndë në shëndetin global, shoqërinë dhe ekonomitë globale. Vaksinat janë thelbësore në luftimin e pandemisë pasi ato mund të mbrojnë njerëzit nga sëmundja dhe të lehtësojnë mbështetjen te masat jo-farmaceutike të shëndetit publik, si mbyllja e shërbimeve dhe urdhërat e qëndrimit në shtëpi. Disa vaksina COVID-19 janë aprovuar për përdorim, duke qenë të sigurta dhe efektive në hulumtimet klinike në shkallë të gjerë. Mbi 200 vaksina të tjera kandidate janë në faza të ndryshme të zhvillimit. Që nga fundi i Janarit 2021, gati 100 milion COVID-19 doza të vaksinave anti-COVID-19 janë administruar në mbi 50 vende, kryesisht për popullata të ndieshme, siç janë grupe të të moshuarve dhe atyre në rrezik, si punëtorët e kujdesit shëndetësor.

Ndërsa vendet fillojnë zbatimin e programeve të vaksinimit, ka nevojë të theksohen disa konsiderata që kanë të bëjnë me shërbimet dentare dhe fuqinë punëtore të shëndetit oral. Shëndeti oral është një përbërës themelor i shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme, dhe kujdesi shëndetësor oral është një shërbim thelbësor publik. Vaksinimi i stomatologëve, anëtarëve të ekipeve të tyre dhe profesionistëve të tjerë të shëndetit oral është e rëndësishme të kontribuojnë në qasjen e vazhdueshme në kujdesin mjekësor. Stomatologë janë gjithashtu profesionistë shumë të trajnuar që kanë ndërveprime të rregullta me njerëzit për shëndetin e tyre dhe janë pra të pozicionuar mirë për të mbështetur programet kombëtare të vaksinimit.

Duke marrë parasysh këto pika, Këshilli i Federatës Dentare Ndërkombëtare (FDI) pohon parimet kryesore vijuese në lidhje me stomatologjinë dhe vaksinimin kundër COVID-19:

1. Stomatologët, profesionistë të tjerë të shëndetit oral dhe personeli ndihmës janë ofruesit e linjës së parë të një shërbimi thelbësor shëndetësor, prandaj duhet të përfshihen në grupet prioritare të vaksinimit. Ata janë në kontakt të rregullt me njëri-tjetrin dhe pacientët që vizitojnë objektet e tyre të kujdesit shëndetësor. Nëse ato infektohen me COVID-19, mund të rezultojë në mbylljen e klinikave. Përfshirja e tyre në grupet prioritare të vaksinimit është e rëndësishme për të shmangur braktisjen e fuqisë punëtore dhe rrezikimin e qasjes në kujdesin stomatologjik.

2. Qasja e barabartë në vaksinat COVID-19 është e nevojshme për shëndetin e njerëzve në mbarë botën, përfshirë këtu popullatat e pambrojtura dhe punëtorët e kujdesit shëndetësor. Për këtë qëllim, Këshilli i FDI-së mbështet plotësisht iniciativat për të të përmirësuar qasjen ndaj vaksinave në lokalitete të nënshërbyera, siç është struktura COVAX që drejtohet nga GAVI, OBSH dhe CEPI.

3. Duhet të bëhen përpjekje që dentistët të administrojnë vaksinat COVID-19 kur është e mundur brenda legjislacionit dhe rregullorev kombëtare, dhe me ndërprerje minimale të shërbimeve të kujdesit shëndetësor oral. Disa vende kanë tashmë e konfirmuar që dentistët do të lejohen të administrojnë vaksinat COVID-19, përfshirë këtu vendet ku stomatologët nuk janë lejuar më parë të bëjnë vaksina.

4. Stomatologët janë të pozicionuar mirë për të siguruar informata të bazuara në prova në lidhje me vaksinimin dhe mund të marrin pyetje nga pacientët e tyre në lidhje me vaksinat COVID-19. Autoritetet shëndetësore dhe shoqatat stomatologjike kombëtare duhet të sigurojnë stomatologët, anëtarët e ekipit të tyre, ofrues të tjerë të shëndetit oral dhe studentë të stomatologjisë të kenë akses në informacion të saktë, të azhurnuar për vaksinat e disponueshme në vendin ose lokalitetin e tyre dhe specifikat e zbatuara të programit të vaksinimit.

5. Duke pasur parasysh numrin e madh të miratimeve të pritura të vaksinave dhe përfshirjen e lartë të popullsisë në të ardhmen e afërt, mund të jetë një numër më i lartë i reagimeve të padëshiruara të ilaçeve se sa në kohë normale. Stomatologët mund të luajnë një rol të rëndësishëm në programet e farmakovigjilencës. Autoritetet shëndetësore dhe shoqatat kombëtare të stomatologjisë duhet të sigurojnë që dentistët janë të informuar mirë për sistemet dhe metodat kombëtare të farmakovigjilencës për raportimin ngjarje të padëshiruara të dyshuara.

Këshilli i FDI-së shpreh falënderimet e sinqerta për të gjithë profesionistët e shëndetit oral, shoqatat kombëtare të stomatologjisë dhe anëtarë të tjerë të komunitetit global të shëndetit oral për përkushtimin e tyre në përgjigjen ndaj krizës së vazhdueshme. Ju lutemi vizitoni BIBLIOTEKËN E BURIMEVE FDI COVID-19 për qasje në burime praktike dhe më shumë informacion mbi pandeminë..

Përmirësimi i shëndetit parodontal dhe higjienës së gojës mund të ndihmojnë në kontrollin e pandemisë COVID-19

u tha nga Prof. David Herrera, autori i punimit lidhur me këtë çështje.

Ai në një bisedë me FDI foli në lidhje me artikullin “A është zgavra e gojës e rëndësishme në pandeminë SARS-CoV-2?” për këndvështrimin e tij mbi lidhjen midis zgavrës së gojës dhe COVID-19.

Në pyetjen se cilat janë konsideratat kryesore për sa i përket zgavrës së gojës kur flasim për infeksionin dhe transmetimin e COVID-19, ai u përgjigj se:

Goja është konsideruar si një element mjaft i rëndësishëm në transmetimin dhe patogjenizmin e SARS-CoV-2. Së pari, goja është një nga pikat e hyrjes së virusit në trup. Së dyti, në 10 ditët e para, një pacient i infektuar zakonisht mbetet asimptomatik, por shumë transmetues. Gjatë kësaj kohe, virusi grumbullohet në mukozën e hundës, gojës dhe faringut dhe vetëm më vonë do të grumbullohet më tej në mushkëri.

Receptorët e enzimës së konvertimit të angiotenzinës – 2 (ACE2) në mukozat orale janë demonstruar të jenë mjaft të numërt, veçanërisht në mukozën e gjuhës. Për më tepër, numri i receptorëve ACE2 në gjëndrat e pështymës është më i lartë se në mushkëri, kështu që ata mund të jenë një zonë rezervuari për SARS-CoV-2 në pacientët asimptomatikë. Më në fund, pikat / aerosolet e pështymës përfaqësojnë rrugën më të rëndësishme të transmetimit të virusit.

Kështu, zgavra e gojës përfaqëson një nga pikat e hyrjes për virusin, i cili më pas mund të kolonizohet lehtësisht për shkak të disponueshmërisë së receptorëve ACE2. Për më tepër, goja mund të jetë një nga rezervuarët më të rëndësishëm të virusit dhe burimi i përsosur i transmetimit të virusit përmes pështymës.

Në pyetjen se a mund të luajnë një rol shpërlarësit e gojës në zvogëlimin e ngarkesës virale orale dhe rrezikun e transmetimit të COVID-19, ai u përgjigj se:

Ndikimi i trajtimeve orale në nivelet e SARS-CoV-2 në zgavrën e gojës mund të konsiderohet si shumë i rëndësishëm dhe roli më i rëndësishëm i është dhënë shpëlarësve të gojës me veprim virucidal. Një zvogëlim i ngarkesës virale orale mund të shoqërohet me një sasi të reduktuar të virusit të transmetuar nga bartësi dhe një rrezik më të vogël të transmetimit, si dhe një ashpërsi më të ulët të sëmundjes.

Në këtë punim ai ka propozuar një hipotezë që sugjeron se parodontopatia mund të rrisë rrezikun e një forme më e rëndë të COVID-19. Besueshmëria biologjike që qëndron pas kësaj përfshin praninë e faktorëve të rrezikut (p.sh duhani) dhe sëmundjet shoqëruese (p.sh. diabeti), inflamacionin sistemik të shoqëruar me parodontopatinë dhe një përgjigje imunitare të parregulluar te pacientët me parodontopati.

Në javën e ndërgjegjësimit ndaj rezistencës antimikrobiale, dhe duke u nisur nga një publikim në British Dental Journal https://www.nature.com/articles/s41415-020-2336-6.pdf

FDI ka publikuar një raport lidhur me rolin e profesionistëve të stomatologjisë në rritjen e kësaj rezistence. Ky raport sjell në pah rëndësinë që duhet pasur parasysh gjatë përshkrimit të antibiotikëve nga ana e stomatologëve.

Raportin mund ta gjeni këtu.

Pjesëmarrja në aktivitetet e FDI, 4-8 Shtator 2019, San Francisko, SHBA

Në cilësinë e zyrtarit të OSK-së për ndërlidhje me FDI, Dr Kastriot Meqa ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga organet e FDI, për detyrat që u takojnë anëtarëve të rregullt të kësaj organizate. Po ashtu, me autorizimin e Kryetarit të OSK-së, ka marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FDI.

Në ceremoninë e hapjes së Kongresit, në mesin e anëtarëve të kësaj federate, është prezantuar edhe pjesëmarrja e Republikës së Kosovës, ku si anëtare e rregullt e kësaj Federate është Oda e Stomatologëve të Kosovës.

Në lidhje me aktivitetet e zyrtarëve të ndërlidhjes, kanë qenë të organizuara tri takime. Në njërin prej tyre ka qenë takimi informues për Ditën Botërore të Shëndetit Oral (World Oral Health Day) që tradicionalisht mbahet me 20 Mars të çdo viti. Motoja e vitit 2020 do të jetë “Thuaj Ahh: Bashkohuni për Shëndetin e Gojës” (“Say Ahh: Unite for Mouth Health”)

Në Asamblenë e Përgjithshme të FDI, ka marrë pjesë në mbledhjen e datës 7 Shtator 2019, ku janë diskutuar çështjet e riorganizimit dhe plotësimit të vendeve të lira në komisionet e FDI. Gjithashtu, në këtë mbledhje është bërë zgjedhja e kryetarit të ardhshëm të FDI, si dhe është bërë dorëzim pranimi i detyrës së kryetarit të FDI. Kështu, kryetarja e deritanishme, Dr. Kathryn Kell, ia dorëzoi detyrën kryetarit të zgjedhur, Dr. Gerhard Seeberger. Ndërsa, kryetarja e ardhshme e FDI (president-elect) pas votimeve u zgjodh Prof. Ihsane Ben Yahya.

PUBLIKIMI I UDHËZUESIT TË FDI PËR KUJDESIN E PËRDORIMIT TË ANTIBIOTIKËVE NË STOMATOLOGJI

 

Ekspertët e FDI, Dr Susie Sanderson OBE dhe Profesor David Williams, kohëve të fundit kanë publikuar një shkrim që i sheh të nevojshme udhëzimet globale mbi administrimin e antibiotikëve në stomatologji. Artikulli është botuar në “AMR Control”, rishikimi kryesor vjetor mbi rezistencën antimikrobiale (AMR).

Dr Sanderson është folëse e FDI dhe ish-presidente e Shoqatës Britanike të Stomatolgjisë; Profesor Williams është bashkëkryesues i Think Tank i FDI Vision 2020 dhe i Grupit të Punës për Vizionin e FDI 2030, si dhe profesor i shëndetit global oral në Universitetin Queen Mary në Londër.

Autorët pohojnë se stomatologët duhet të përfshihen në zhvillimin dhe zbatimin e planeve kombëtare të veprimit për të luftuar rezistencën antimikrobike, pasi ata përshkruajnë pothuajse 10% të të gjithë antibiotikëve. Ata thonë se për të optimizuar përdorimin e antibiotikëve në stomatologji, duhet të ketë vëmendje globale mbi politikat e kujdestarisë që janë të arritshme dhe shpërndahen në mënyrë të vazhdueshme.

Çfarë është rezistenca antimikrobike (AMR)?

AMR është një kërcënim i madh për shëndetin dhe sigurinë e njeriut. Disa vende kanë raportuar se më shumë se 42% e infeksioneve janë rezistente ndaj terapive të zakonshme antimikrobiale. Për më tepër, këto mikrobe nuk njohin kufijtë midis shteteve apo regjioneve. Një nga shkaktarët kryesorë të AMR është keqpërdorimi dhe përdorimi i tepruar i antimikrobikëve. Kështu, dhënia e kujdesshme e antimikrobikëve nga ofruesit e kujdesit shëndetësor është kritike për të ngadalësuar shfaqjen e infeksioneve rezistente. Përveç menaxhimit antimikrobik, Plani Global i Veprimit për AMR bën thirrje për forcim në katër fusha të tjera strategjike, duke përfshirë ndërgjegjësimin dhe mirëkuptimin, mbikëqyrjen, parandalimin dhe kontrollin e infeksionit, dhe kërkimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Përmbushja e këtyre objektivave është me rëndësi për parandalimin e tranzicionit në një epokë post-antibiotike.

Çfarë mund të bëjnë stomatologët në luftën kundër rezistencës antimikrobike?

Stomatologët duhet të kenë një rol në këtë betejë, veçanërisht duke reduktuar dhe përmirësuar mënyrën e përshkrimit të antibiotikëve. Ata shpesh përshkruhen pa indikacione reale, nganjëherë nën presionin e pacientëve. Stomatologët kanë një përgjegjësi për të edukuar pacientët për përhapjen dhe pasojat e AMR.

Më shumë për publikimin

KONGRESI BOTËROR I FEDERATËS NDËRKOMBËTARE TË STOMATOLOGJISË DHE SHOQATËS AMERIKANE TË STOMATOLOGJISË

 

Me organizimin e Federatës Ndërkombëtare të Stomatologjisë (FDI) dhe të Shoqatës Amerikane të Stomatologjisë (ADA) do të mbahet Kongresi Botëror i Stomatologjisë prej 4 deri 8 Shtator 2019 në San Francisko të SHBA-ve.

Më shumë për Kongresin